Një makinë ka shpërthyer në Tiranë në rrugën “Ramazan Bogdani” dhe sipas policisë dyshohet që ti jetë vënë eksploziv.

Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA