Video/ Spektakël në “Bernabeu”, Bayern-i mund Realin në ndeshjen e parë dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales 07/04 22:55
Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për të zëvëndësuar kroatin Luka Modriç. Los Blancos i kanë hedhur sytë nga kampionati italian dhe janë vënë në ndjekje të lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas mediave në Itali, presidenti Aurelio De Laurentiis i ka bërë të qarta kërkesat e tij duke deklaruar që nuk ulet në tavolinën e bisedimeve nëse klubi i interesuar për lojtarin të mos ofroj shifrën e 180 milionë eurove.
Kujtojmë që Napoli e bleu lojtarin verën e vitit 2018 për shifrën e 35 milionë eurove, ndërsa sot iberiku konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim.
Top Channel