Dje në mediat kosovare është raportuar se tek klubi i futbollit Drenica ka probleme financiare.

Madje në raportime u tha se Drenica u ka borxh dy pagat e fundit lojtarëve dhe kështu kanë filluar pakënaqësitë në skuadër.

Sot ka reaguar menjëherë kryesia e klubit të Drenicës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë hedhur poshtë lajmin se Drenica u ka borxh 2 paga lojtarëve. Ata kanë konfirmuar se te klubi ka vonesë të pagës së fundit për 10 ditë, dhe kryesia e klubit është duke punuar që edhe ky problem të tejkalohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA