Klose për Strakoshën: Kur isha te Lazio, do vija bast se nuk bëhej kurrë titullar

18/10/2019 19:39

Miroslav Klose luajti në Serie A për pesë sezone, respektivisht në sezonet 2011 deri në 2016. Ai përfaqësoi ngjyrat e ekipit të Lazios, duke shënuar për ekipin kryeqytetas 54 gola për pesë sezone.

I intervistuar ditën e sotme nga gazeta Italiane “Gazzetta dello Sport”, ai u rikthye të flasë për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, me të cilin ka punuar tek Lazio për dy sezone.

Gjermani tha: “Ai është njeriu i duhur, sidomos në një moment të vështirë. Pioli ka cilësi të larta njerëzore. Ai është një person shumë i sinqertë, merret me problemet në mënyrë shumë konkrete. Është shumë i dobishëm. Ne shkëmbyem një premtim të ndërsjellë, që duhet ta mbajmë ende. Personalisht jam shumë i kënaqur që Milani i dha besim. Ai e meriton, është një njeri fantastik.

Më pas Klose ndalet të flasë dhe për gardianin e portës kuqezi, Thomas Strakosha: “Kur luaja atje, ai ishte portieri i tretë i Lazio. Sinqerisht do t’i kisha vendosur të gjitha kursimet e mia bast që Thomas nuk do të ishte në gjendje të bëhej titullar. Ai nuk transmetonte siguri asokohe. Por rritja e tij tregon që duhet tu japim hapësirë të rinjve, edhe kohë për tu rritur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA