30/11 08:40
Një defekt elektrik ka ndodhur në stadiumin “Loro Borici”, në Shkodër, në prag të ndeshjes me Partizanin.
Pasditen e sotme, punonjësit kanë vënë re tym në tribunën qendrore dhe menjëherë kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse.
Këta të fundit, nuk kanë konstatuar zjarr, por ishte thjesht një defekt të vogël me kabllot e sistemit elektrik.
Specialistët po kryejnë inspektime në impiantin sportiv për të zbuluar problemin, i cili duket se nuk do të cenojë mbarëvajtjen e ndeshjes së ditës së nesërme, ku Vllaznia do të presë Partizanin.
Klodian Zhivani
Top Channel