Danjela Toçi, 15 vjeçarja nga Kukësi që u bë e njohur pas pjesëmarrjes dinjitoze në “The Voice Kids” ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për eksperiencën në projektin “A e dini se”, projekt dedikuar fëmijëve me sindromën Down.
Pjesë e kësaj nisme të iniciuar nga fotografja Anjeza Dyrmishi, ishte edhe vëllai i Danjelës, Mili i prekur nga sindroma Down.
Teksa tregonte përditshmërinë me të vëllanë dhe sa mirë ishte ndjerë ai pas përfshirjes në këtë projekt që bashkoi fëmijë nga të gjitha moshat, Danjela zbuloi se edhe pse 7 vjeç, Mili vazhdon të shkojë në kopsht dhe jo në shkollë.
E pyetur nga Bieta, ajo tregoi se në shkolla mungojnë mësuesit ndihmës, ndaj prindërit ishin të detyruar që edhe këtë vit ta linin Milin në kopsht me shpresën që vitn tjetër situata të ndryshojë.
Top Channel