Policia në Graçanicë  ka  arrestuar dy të dyshuar, të komunitetit serb, babë e djalë, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal, të komunitetit serb.

Njëri prej të dyshuarve në stacion policor  ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA