24/11 16:40
Barcelona po përjeton një gjendje kaotike këto ditë. Ka protestues kudo në rrugë duke e kthyer qytetin në një fushë betejë të hapur me policinë.
Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera gjenden kudo nëpër qytet.
Për këtë arsye La Liga anuloi datën 26 tetor për të luajtur “El Clasico”-n ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
Duke i lënë kështu të dyja klubeve të vendosin për një datë të re brenda 21 tetorit.
Takimet midis dy klubeve kanë sjellë dhe akordin midis tyre.
Të dyja klubet kanë vendosur që “El Clasico” të luhet me datë 18 dhjetor.
Lajmi bëhet i ditur nga “El Chiringuito” media e cila ndodhet afër të dyja klubeve.
Top Channel