Pas një kohe shumë të gjatë, Tefta Radi është rikthyer sërish në ekranin shqiptar dhe arsyeja ka qenë bashkëshorti i saj i ndjerë, Françesk Radi.

E ftuar në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel për të kujtuar Frankon, siç ajo e quan, Tefta ka rrëfyer edhe se si është njohur me artistin e madh dhe se si ka rënë në dashuri me të.

“Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me syrin e lakmisë si të gjitha femrat. Më pëlqente se ishte një tip krejt ndryshe, një djalë që ka qenë jashtë kronizave të çdo kohe.

Franko ishte një njeri që binte në sy për sharmin e tij, jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij. Më pas ajo ka shtuar: “Ishte një dashuri shumë e bukur. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, absolutisht jo.

Ne punuam bashkë me grupin artistik. Një vit më pas ndodhi ajo që ndodhi. Iu duka interesante, mua më dukej prej kohësh interesant dhe Franko e thotë shumë bukur dhe në libër ‘kitara ishte karemi për të afruar vajza, megjithatë unë nuk rendja pas tyre, ishin ato që rendnin pas meje, pasioni për kitarën dhe muzikën”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA