Kapet banda e grabitësve që vidhte shtëpitë e futbollistëve të Realit dhe Atlético, mes tyre edhe një shqiptar

17/10/2019 10:38

Katër persona janë arrestuar në një operacion të Gardës Civile të akuzuar se i përkisnin një organizate që merrej me vjedhjen e shtëpive të futbollistëve. Njëri nga të arrestuarit tashmë ishte arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm në rezidencën e José Luis Moreno në 2007.

Garda Civile ka nisur një operacion dhe të paktën katër arrestime janë bërë deri më tani për të çmontuar organizatën që ka bërë vjedhje të ndryshme në shtëpitë e futbollistëve, përfshirë atyre të Real Madrid dhe Atlético de Madrid, njoftojnë burime policore.

Procedimet deklarohen të fshehta dhe drejtohen kundër çaktivizimit të një organizate kriminale të formuar kryesisht nga shtetas shqiptarë, në disa raste me histori ngjarjesh të ngjashme.

Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit është një shtetas shqiptar, M. Z., i cili tashmë ishte arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm në 2007 në shtëpinë e biznesmenit të argëtimit José Luis Moreno.

M.H

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA