Edukimi seksual është një çështje tabu edhe sot e kësaj dite në vendin tonë. Prindërit ngurrojnë të flasin për tema të tilla, fëmijët nga ana tjetër nuk guxojnë të flasin me ta për seksin.
Në Tiranë po zhvillohet një konferencë rajonale në lidhje me fuqizimin e edukimit seksual brenda dhe jashtë shkollës.
“Një nga arsyet, se pse jemi në Shqipëri, është se vendi ka bërë progres të dukshëm në lidhje me përfshirjen e edukimit seksual në kurrikulat shkollore dhe në trajnimin e mësuesve. Shqipëria është një nga vendet më të përparuara krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Nëndrejtor rajoni i zyrës së UNFPA-së.
Cilat janë problemet që hasni në rajon, tabutë më të mëdha?
“Ka një keqkuptim mes shumë prindërve në rajon. Ata mendojë që nëse marrin edukim seksual, atëherë të rinjtë nuk janë të sigurtë. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Nëse kanë marrë edukimin e duhur seksual, atëherë të rinjtë kujdesen akoma më shumë për veten. Marrëdhëniet seksuale i nisin në një moshë më të pjekur. Ata rriten, duke e kuptuar më mirë, se ç’është SIDA dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme, dhe të marrin masa për t’i shmangur ato”, shprehet McFarlane.
“Po është një tabu seksi tek ne”, thotë një student, “edhe kur bënim orë mësimi mësuesja n andante veç vajzat e veç djemtë, ndërkohë që ai djalë do të bëhet bashkëshort e baba një ditë”.
Juli Ristani
Top Channel