Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të jetë deputet në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës.
Kryeministri në Detyrë dhe Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë e konfirmoi me anën e një postimi në faqen e tij në facebook.
Haradinaj thotë se mandatin e deputetit ia le kolegëve të partisë, por nuk jep asnjë detaj se përse e morri këtë vendim.
“Do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës”, thotë Haradinaj.
Ai ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, por koalicioni i tij me socialdemokratët e Shpend Ahmetit u renditën të katërit.
Top Channel