Lala është përfolur për aktivitetin e tij të dyshimtë dhe lidhje me personazhe të botës së errët. Por, ndaj tij nuk ka pasur ndonjë proces penal dhe as ka qenë në ndjekje policore.

I njohur në media si biznesmen, Ymer Lala është investuar fort te një rrjet njerëzish në Dibër, duke u bërë ndere të ndryshme dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ta.

Në vitin 2017, ai arriti të çojë në Parlament vajzën e tij, Reme Lala, e cila nën siglën e PDIU, siguroi mbi 12 mijë vota, shifër kjo që tregon potencialin e tij në zonë. Për demokratët dhe liderin e tyre Basha, ai është një kriminel që u vu në krye të aksionit për vjedhjen e votave në vitin 2016.

“Ka patur një pjesë të rëndësishme që ka mbuluar ai në zonën e Dibrës, përjashtuar Maqellarën, është një nga kryesorët në këtë skenar”, tha Flamur Noka, ish-deputet i PD-së.

“Çdo emër tjetër pastaj është periferik për mua, i parëndësishëm, ku stërmullari fillon dhe mbaron me kryeministrin e vendit”, tha Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së

Akuzave të rënda ndaj Ymerit, zgjodhi t’i përgjigjet  vajza e tij nga salla e Parlamentit, e cila i’u drejtua sy më sy Lulzim Bashës në 31 janar të vitit 2019.

Mesazhi, ishte i qartë! Të gjithë janë të përlyer me Ymerin.

“Absolutisht jo, as nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me PD, as ndonjë ofertë apo kundërofertë të PD, se po të ishte ashtu nuk do ishim ne të parët t’i denonconim ato që ndodhën në Dibër”, tha Edi Paloka, nënkryetar PD.

“Edhe PD-ja ka tentuar të bashkëpunojë me Ymer Lalën, për zgjedhjet vendore në Dibër. Ka bërë ofertat e saj”, tregon Damian Gjiknuri, ish-koordinator i PS-së në Dibër.

Kontaktet e Ymer Lalës me eksponentë të opozitës nuk kanë munguar.

“E kam takuar Ymer Lalën dy herë, në prani të deputetit Aqif Rakipi gjatë kohës që dilnim nga komisionet, se kemi qenë me zotin Rakipi”, tha Flamur Noka, ish-deputet.

“Unë e njoh personalisht atë, por asnjëherë në të gjitha angazhimet politike, publike, ky njeri nuk ka qenë i angazhuar dhe i përfshirë në veprimtari politike”, tha Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA