Sërish përshëndetje ushtarake! Pas Shqipërisë, turqit provokojnë edhe në përballjen me Francën

15/10/2019 09:49

Fill pasi ditët e fundit, kombëtarja e Turqisë u vendos në qendër të polemikave për shkak të përshëndetjes ushtarake, gjesti në fjalë është përsëritur sërish.

Gjatë përballjes me Francën, futbollistët turq kanë realizuar sërish përshëndetjen në fjalë.

Ky festim me gjeste ushtarake vjen dy herë, brenda pak ditësh, në një kohë kur Turqia filloi operacionet ushatarake në Siri kundër forcave kurde. Mesfushori i Milanit, Calhanoglu, deklaroi: “E mbështesim 100% kombin tonë.”

Por ka edhe nga ata sportistë elitarë me origjinë nga Turqi, që dalin hapur kundër Erdoganit. Basketbollisti i famshëm Enes Kanter, që luan në NBA në radhët e Boston Celtics e që ka rrezikuar disa herë që të arrestohet, sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim në Twitter.

“Nuk i shoh dhe nuk flas prej 5 vitesh me prindërit e mi. Kanë burgosur babanë tim. Vëllezërit e mi nuk arrijnë të gjejnë punë. Më kanë hequr pasaportën. Kanë nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar për mua. Familja ime nuk mund të largohet nga vendi. Çdo ditë marr kërcënime me vdekje. Kanë tentuar të më rrëmbejnë në Indonezi. LIRIA NUK ËSHTË FALAS.”

  Sot Francë-Turqi/ Sfida e tesioneve gjeopolitike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA