Mbrëmja e kësaj të marte në stadiumin Elbasan Arena prezanton një derbi të bukur për tifozët e futbollit shqiptar. Kombëtarja kuqezi e moshave deri në 21 vjec përballet me përfaqësuesen e Kosovës, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian.

Përkundër faktit që kjo ndeshje mund të jetë më e veçantë për shumë tifozë për shkak të simbolikës së saj, në kampin e Dardanëve insistojnë se mendjen e kanë tek pikët.

Shqipëria është në vendin e pestë me vetëm 2 pikë ndërsa Kosova ka më shumë shanse kualifikimi pasi është e dyta me gjashtë pikë, në të njëjtën linjë me Austrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA