“Shqipja është disi e vështirë, por do më pëlqente”, tha Guiseppe Conte kur u pyet nga gazetarët për mungesën e investimeve italiane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

Ndonëse pranoi se ka disa nisma dypalëshe për të bërë të mundur rritjen e këtyre investimeve, kryeministri i Italisë theksoi se nga Shqipëria kërkohet më shumë garanci në luftën kundër trafiqeve.

“Ka disa nisma dypalëshe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dhe për këtë patëm rastin për të diskutuar që duhet sa më parë që të kemi një vizitë më të gjatë për të diskutuar më tej forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Ka dëshirë nga investitorët italianë për të investuar më tepër, por kërkohen disa garanci në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme. Kjo e bën klimën edhe më tërheqëse, si dhe do të lehtësojë në hartimin e strategjive të investimeve. Objektivi është që të tejkalojmë shkëmbimin prej 2.5 miliardë. Duhet të bëjmë më tepër, pasi është në interesin tonë”, tha kryeministri Conte.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës se së shpejti do të bëhet publik një bashkëpunim me një kompani të madhe italiane në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.

  Kriza politike/ Kryeministri italian: Mazhoranca t’i ofrojë platformë opozitës, dialogu të zhvillohet pa kushte

  Çelja e negociatave/ Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë, por atë që na takon

Top Channel