Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi ishte shpallur në kërkim policor për arsyen se në shtator 2019, në fshatin Shkopet në Kurbin ka dëmtuar tubacionin e furnizimit të ujit të pishëm.
Ndërkohë për 65-vjeçarin Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shkatërrim prone” dhe ” Vetëgjyqësia”
Njoftimi/Kurbin
Specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, ndaluan shtetasin N.R. 65 vjeç, banues në Kurbin për të cilin Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shkatërrim prone” dhe ” Vetëgjyqësia” .
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim policor pasi në shtator 2019, në fshatin Shkopet në Kurbin ka dëmtuar tubacion furnizimi të ujit të pishëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Top Channel