Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.
Kosova kishte planifikuar që të kërkojë anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme e cila është hapur sot në Kili,
Kosova kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.
Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.
Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës.
Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.
Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.
Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.
Vendimi coi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për 0normalizimin e marrëdhënieve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre./ VOA
Top Channel