25/11 22:09
Lauta Army janë tifozët e grupit bullgar “Lokomotiva e Plovdivit”, dhe kanë një histori të vjetër dhune dhe racizmi.
Në ndeshjen me Anglinë ata abuzuan lojtarët me origjinë afrikane, teksa nxirrnin me krenari flamurin Lauta Army.
Edhe disa nga kujdestarët e stadiumit, madje, hoqën uniformat për t’u bashkuar me grupin e tifozëve ekstremë.
Ata kanë postuar video në Youtube ku kapen me grushte me tifozë të ekipeve rivale.
Lokomotiv Plovdiv mund të ketë ndëshkim nga UEFA për shkak të sjelljes raciste të tifozëve.
Top Channel