Një vejushë e pikëlluar rrëfen se vazhdon ende të ndihet e përndjekur që prej ditës kur trupi i pajetë i bashkëshortit u ekspozua para të pranishmëve në funeral, si pasojë e një incidenti.
Debbie Swales tregon se aksidentalisht, personave përgjegjës u rrëshqiti nga duart arkivoli, gjatë momentit kur po e vendosnin në varr.
Që prej atij momenti, Debbie thotë se po jetën në ferr.
“Thjesht shpërtheva në lot. Kapaku u shkatërrua, pala përgjegjëse u largua dhe fëmijët e mi u futën në varrin e të atit për të rregulluar arkivolin. Paguam më shumë para për një arkivol të fortë prej lisi me doreza ari. Më vonë zbuluam se në të vërtetë nuk ishte ai për të cilin kishim dhënë paratë, ishte një kopje e keqe që u copëtua në momentin që ra. Imagjinoni të ndodhë me të dashurit tuaj. Ishin 400-500 veta që e panë atë skenë.”
Më tej, Debbie shprehet:
“Gjatë gjithë kësaj kohe kemi kaluar një periudhë të tmerrshme. E kujtoj veten që vetëm qaja dhe qaja. Nuk mundem dot të vazhdoj jetën time sepse jam e brengosur që prej kaq shumë kohë. Kujtoj se si im bir u fut brenda asaj grope dhe pësoi një çarje në fytyrë, teksa përpiqej të rregullonte arkivolin. Më përndjek gjithë kohës ajo pamje. Na ka tmerruar kaq shumë e gjitha ajo situatë sa druhem se nuk bëjmë dot para.” rrëfen gruaja.
Top Channel