Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe përfaqësuesi i “Lëvizjes për Universitetin” Arlind Qori u përballen në Top Talk për premtimet që Qeveria ka bërë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale e akuzoi ministren për mashtrim me premtimet sidomos për fondet për të cilat Arlind Qori thotë se qeveria vazhdon të diskriminojë Universitetin Publik për interesa të privatëve.
Por Ministrja Shahini replikoi duke i cilësuar këto pretendime si spekulime dhe mashtrime. Ministrja e Arsimit kërkoi angazhimin e trupës universitare, studentëve e pedagogëve për të denoncuar me prova korrupsionin dhe për t’u angazhuar në proceset e reformave në Universitet.
Pedagogu Arlind Qori tha se e gjithë kjo është një demagogji.
Top Channel