Nobeli i sivjetshëm për ekonominë shpërbleu punën e Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për zbutjen e varfërisë në botë.
Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.
Akademia sqaroi se “hulumtimi i kryer prej tyre ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore, dhe se në vetëm dy dekada, qasja e këtyre eksperteve, e bazuar në eksperimente, ka transformuar ekonominë e zhvillimit”. Vetë Duflo bëri këtë koment.
“Roli qe ne duhet të luajmë më shumë është një rol mbështetës ne rrafshin financiar dhe intelektual, një përpjekje për ripërtëritje dhe një tentativë për ti sfiduar politikat atëherë kur diçka nuk ecën si duhet. kjo është pak e vështirë për vendet në zhvillim që kanë buxhete vërtet shumë të kufizuara”, shprehet Duflo.
Tre fituesit e çmimit do të ndajnë mes tyre edhe shumën prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë. Javën e kaluar, në Stokholm u dhanë çmimet Nobel për mjekësinë, fizikën, kiminë, paqen e letërsinë.
Ky i fundit shkaktoi polemika të mëdha për shkak se iu dorëzua shkrimtarit austriak Peter Handke, një simpatizant i Sllobodan Milloshevicit.
Top Channel