“Johnson, sillet si diktator”/ Komenti i gazetarëve për transmetimet live të kryeministrit

14/10/2019 12:08

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnson-it me atë të një diktatori, dhe shkak për heqjen e paraleleve të tilla është bërë fakti që kryeministri britanik publikon live në mediat sociale.

Ish-redaktori politik i BBC-së, që drejton aktualisht një program të Radio 4’s Today, i cilësoi veprimet e shefit të ekzekutivit në mediat sociale si një “formë propagande” dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.

“Nuk ka dyshim se të gjithë politikanët e dinë që mund të transmetojnë direkt duke përdorur media sociale. Johnson bën rregullisht video në Facebook dhe bën rregullisht video në Twitter. Me gëzim të madh e bën këtë gjë sidomos në Facebook, aty ku ndihmësit e tij zgjedhin pyetje të cilave duan ata që ai t’i përgjigjet”, ka thënë gazetari, “Kjo nuk është demokraci, shton ai, është një forme propagande e përdorur nga dikatorët e të gjitha kohërave”.

Gazetari shtoi se e ishte “një rrezik i madh” që t’i lejohet një lideri partie t’i transmetojë programet e tij duke tërhequr vëmendjen te programi radiofonik i Nigel Farage, promorit i Brexit-it. Një zëdhënës i BBC-së sqaroi se qëllimi i Robinsonit është se media sociale mund të përdoret për të krijuar një përshtypje të gënjeshtërt përsa i takon përgjegjësisë. Nga  Downing Street nuk ende asnjë koment mbi këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA