Ato i kanë mbijetuar shekujve, kanë kapërcyer trazirat e historisë, kanë parë shumë njerëz të famshëm dhe i kanë mbijetuar edhe stuhive; pallati i Versajës ka krijuar një itinerar që i dedikohet pemëve të tij të mrekullueshme, dëshmitare të gjalla të së shkuarës dhe përfaqësuese të specieve nga fundi i botës.
Gjithsej 30 pemë, të përhapura në më shumë se 800 hektarë kopshte dhe parqe, ato janë të jashtëzakonshme, disa thuajse 400 vjeçare dhe të gjitha kanë një histori për të treguar.
Një itinerar i përcaktuar, shoqëruar me një audio guidë, e disponueshme pa pagesë në aplikacionin Chateau, dhe një manual i ilustruar, lejon vizitorët në Versajë të shijojnë këtë udhëtim në kohë.
Duke filluar me kedrin e Libanit, që shkon deri në 30 metra lartësi, dhe që sipas legjendës është mbjellë në vitin 1722 nga Bernard de Jussieu, një botanist të cilit vetë Marie Antoinetta i kish kërkuar të ujiste pemën.
Por sidoqoftë, kërkimet tregojnë se pema është mbjellë në 1840-ën. Mund të shohësh në këtë itinerar edhe Sekuojën gjigante, të parën të mbjellë në Francë, ose ahun e shtrembëruar, një kuriozitet i vërtetë botanik, degët e të cilit rriten në të gjitha drejtimet duke krijuar një strehë vegjetacioni në të cilën mund të fshihesh.
Dhe ky itinerar, është sigurisht një okazion për të festuar rilindjen e parkut, 20 vite pas stuhisë së 1999, që shfytyroi kopshtet, shtigjet dhe bimësinë.
Ardita Becolli
Top Channel