Cila ishte gjëja më drithëruese tek Frankestein, Mumja apo Dracula? Monstra e frikshme? Mallkimi i lashtë? Apo dhëmbët e mprehtë?
Apo fakti se këta filma klasikë horror e kishin të gjithë zanafillën në eksperimente shkencore dhe zbulime të vërteta?
Këtë synon të zbardhë një ekspozitë e re në Muzeun e historisë në Los Angeles ku janë ekspozuar objekte nga skenat e erës së artë të horrorëve në Hollivud, bashkë me artefakte shkencore që i kanë frymëzuar ato.
“Historia e horrorit”, quhet ekspozita e hapur së fundmi, në prag të Hallowenit dhe mban veç të tjerash, fashot e përdorura për të shndërruar në mumje Boris Karloff në filmin klasik të 1932 përkrah një mumjeje të vërtetë të lashtë egjiptiane nga koleksioni i arkeologjisë së muzeut.
Vizitorët po ashtu mund të tërheqin një levë për të rikrijuar eksperimentin elektrik të Luigi Galvanit në shekullin e 18 mbi këmbë bretkosash, që edhe frymëzoi Frankensteinin e Mary Shelleyt ndërsa shikojnë edhe zinxhirët metalikë të përdorur për të lidhur Monstrën në skenë në 1931.
Sipas kuratorëve, monstra ishte frymëzuar nga zbulimi i një Coelacanthi, një peshku të lashtë që mendohej i zhdukur, që shkencëtarët mendonin se ishte paraardhësi i përbashkët i të gjithë kafshëve.
Top Channel