Kombëtarja shqiptare e la pas humbjen e minutës së fundit me Turqinë dhe tashmë ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës, atë me Moldavinë që do të luhet në mbrëmjen e së hënës dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.
Ditën e shtunë, skuadra kuqezi udhëtoi drejt Moldavisë ku paraditen e kësaj të diele ajo zhvilloi edhe një seancë stërvitore nën drejtimin e Edy Rejas. Ajo e së hënës do të jetë sfida e 5 direkte mes Kombëtares dhe Moldavisë.
Bilanci i 4 ndeshjeve të para flet për skuadrën tonë përfaqësuese që ka 3 fitore kundrejt Moldavisë ndërkohë që 1 ndeshje ka përfunduar në barazim. Herën e fundit këto dy ekipe u përballën në 11 qershor pikërisht në kualifkueset e Euro 2020 me Kombëtaren tonë që fitoi 2-0.
Sfida mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të gjykohet nga 3 arbitra angleze ku gjyqtar kryesor është Chris Kavanagh, ndërsa asistentë të tij janë Daniel Richard cook dhe Constantine Hatzidakis, gjyqtar i katërt është Stuart Attwell.
Top Channel