24/11 09:11
Protestuesit e “Rebelimit kundër shfarosjes”, të cilët manifestojnë për të mos lejuar vazhdimin e ndryshimit të klimës, kanë organizuar një paradë lakuriq në Melburn, dhe u lyen me ngjyra për të dhënë mesazhet mbi trupat e tyre.
Protesta është në vijim të asaj që ka shkaktuar qindra të arrestuar në Londër, ku protestuesit bllokuan rrugët kryesore, ngjitën trupat e tyre në trotuare dhe vendosën çadra për të mos u larguar.
Në Australi, ku moti është më i ngrohtë, kanë menduar t’i japin mesazhet duke i shkruar në trupta e zhveshur.
Një prej mesazheve ishte “Ndaloni Adanin”, një lëvizje kundër kompanisë “Adani”, e cila do të hapë minierën më të madhe në historinë e Australisë.
Top Channel