Macron-Turqisë, të ndalë ofensivën ushtarake. Të shmanget çdo ripërtëritje e ISIS-it

12/10/2019 16:43

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik.

Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku theksoi se është e një rëndësie kyçe që të shmanget çdo ripërtëritje e ISIS-it në rajon”.

Sipas shefit të Elizesë, duhet vazhduar mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në betejën kundër militantëve të dhunshëm të Shtetit islamik.

Vendimi i Trumpit për të tërhequr trupat nga rajoni i hapi rrugë ofensivës së Turqisë që nisi këtë javë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.Ankaraja ka për qëllim të zmbrapsë njësitë kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), që i konsideron terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda territorit turk.

Irani ndërkohë ofroi ndihmën e tij për të ndërmjetësuar mes kurdëve sirianë, Bagdadit zyrtar dhe Turqisë për mbajtjen e bisedimeve mbi krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit turko-sirian. Më herët, në zjarrin e artilerisë turke përfunduan edhe vetë forcat amerikane, ndërsa shtetet e bashkuara e kanë kërcënuar Ankaranë me sanksione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA