Një i ri i moshës 18 vjeç, banues në Milot, është arrestuar nga Policia pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e iu sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë. I arrestuari është shtetasi me iniciale S.H., 18 vjeç.

Ndërsa një 26 vjeçar me iniciale Gj.N., banues në Kurbin, u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Këto kontrolle, policia thotë se i ka ushtruar për rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet për veprat penale në ngarkim të tyre “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” u janë referuar Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA