Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se “askush nuk i ka ofruar Beogradit asgjë në lidhje me Kosovën, se ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar atë, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.
Këto shtete, sipas Vuçiçit, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Gjatë një vizite në një qytet serb, ai u shpreh se “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”.
“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.
Vuçiç përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, e tha se atë madje e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.
Deklarata e presidentit serb erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.
“Qëllimi është të bëhen bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtësisht dhe shpejt, me vështrimin të drejtuar nga e ardhmja”, thuhet në deklaratën që Ambasada amerikane në Prishtinë lëshoi pas vizitës së Grenell.
Top Channel