Shkrimtarët, kritika për Nobelin/ Autorët bashkëkohorë: Peter Handke, një zgjedhje shqetësuese

11/10/2019 12:13

Një zgjedhje shqetësuese- kështu e kanë cilësuar vetë shkrimtarët vlerësimin e Peter Handke-s me çmimin Nobel për letërsinë.

Shkrimtarë mes të cilëve Salman Rushdie, Hari Kunzuru dhe Slavoj Zizek, thonë se laureati i Nobelit 2019, kombinon mprehtësinë e madhe me një verbëri shokuese etike.

Në 1999, Salman Rushdie e vlerësoi Handken si fitues të vendit të dytë në kompeticionin “hajvani ndërkombëtar i vitit”, në “The Guardian”, për serinë e apologjive të tij të mbushura me pasion për regjimin genocidial të Sllobodan Milloshevicit. Shkrimtari austriak, origjina sllovene e të cilit e kish mbushur me një nacionalizëm të ethshëm gjatë luftës në Ballkan, kishte sugjeruar publikisht që myslimanët e sarajevës kishin masakruar veten dhe kishin fajësuar më pas serbët dhe kish mohuar genocidin në Srebrenicë.

Shtatë vite më pas, në 2006, ai mori pjesë edhe në funeralin e kriminelit të luftës, Sllobodan Milloshevic. Pas Nobelit të së enjtes, Rushdie thotë: Nuk kam asgjë për të shtuar sot por i qëndroj asaj që kam thënë atëherë.  Për autorin Hari Kunzru, Handke është një zgjedhje shqetësuese. Ne-thotë ai, kemi nevojë për intelektualë që mbrojnë të drejtat e njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të liderëve tanë politikë. Dhe Handke, nuk është i tillë. Ndërsa Slavoj Zizek, filozof slloven, thotë se është e papranueshme që një apologjist i krimeve të luftës të marrë çmimin.  Disa artistë, kanë shitur shpirtrin për ideologji, disa për urrejtje dhe disa për para dhe pushtet.

Por ai që më ka fyer mua më shumë, ka qenë Handke, me naivitetin e tij për regjimin e Milloshevicit – thotë autori slloven, miha mazzini. Ndërsa novelistja Jennifer Egan, presidente e organizatës Pen America, thotë ka mbetur pa fjalë nga vlerësimi për një shkrimtar që ka përdorur zërin e tij publik për të shtrembëruar të vërtetën historike dhe për të mbrojtur autorë genocidi. Një shkrimtar që ka vënë në diskutim krimet e luftës nuk meriton të vlerësohet për gjenialitetin e tij linguistik – thotë ajo.

Sidoqoftë, kishte edhe nga ata që u kënaqën me fitoren e Handkes. Mediat serbe nxituan ta ngrinin në piedestal, duke e quajtur një mik të mirë, ndërsa presidenti austriak e quajti zërin e Handkes unik dhe të pangatërrueshëm.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA