Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli Valës së reagimeve ndaj Nobelit të letërsisë së këtij viti, dhënë shkrimtarit austriak Peter Handke, i është shtuar dhe një letër e Akademisë shqiptare të shkencave, e cila shpreh zhgënjimin e thelle dhe papajtueshmërinë per fituesin e këtij viti, i lakuar gjerësisht si simpatizant i të ashtëquajturit “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Milloshevic.
“Laureimi i sivjetëm, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera”- thuhet ne letër.
“Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të dukshme të kodit të etikës”, vazhdon mesazhi.
Shqetësuese e cilësuan përzgjedhjen e akademisë suedeze disa shkrimtarë të njohur, es të cilëve Salman Rushdie, Hari Kunzuru dhe Slavoj Zizek, që flasin për një verbëri etike shokuese nga ana e tij. Ministria e jashtme e Kosovës kërkoi rishqyrtimin e këtij vendimi, për të cilin presidentin Hashim Thaci tha se ka sjellë një dhimbje të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.
“E mbaj mend, në vitin 1990 Vasllav Havel, Susan Sontag e shumë të tjerë e dinin se ligësia në Europë duhet të ndalet dhe se genocidi në Kosovë e në Bosnje e kishte një përgjegjës. Handke vendosi t’i mbrojë e përkrah përgjegjësit“, shkroi Thaci në Twitter.
Edhe Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për të ardhur keq.
Top Channel