Mosmarrëveshjet tregtare po cënojnë ekonominë globale, që pritet të shohë rritjen më të ngadaltë në thuajse një dekadë sipas shefes së re të FMN, Kristalina Georgieva.
“Të gjithë janë të humbur në një luftë tregtare. Për ekonominë globale humbjet nga konfliktet tregtare mund të shkojnë në rreth 700 miliardë dollarë deri në 2020, dhe kjo është rreth 0.8 për qind e GDP globale”, ka thënë Kristalia Georgieva.
Kërkimet tregojnë se pasojat e konflikteve tregtare janë të mëdha dhe vendet duhet të jenë të gatshme të reagojnë njëzëri me infuzione parash kesh. Në fjalimin e saj të parë si shefe e fondit monetar ndërkombëtar, Georgieva kërkoi po ashtu një rritje të taksave mbi karbonin si një mënyrë për të trajtuar sfidën tjetër me të cilën përballet ekonomia globale; ndryshimet e klimës.
Ajo tha se FMN po redukton parashikimet e saj për rritjen gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Më herët ishte parashikuar se ekonomia botërore do të rritej me 3.2 përqind në 2019 dhe 3.5 për qind në 2020. Por fondi, sipas Gjeorgjievës do të publikojë shifrat e rishikuara në raportin e tij të ri për gjendjen ekonomike në botë, që do të publikohet më 15 tetor.
Top Channel