Irani thyen tabunë dhe lejon femrat të shkojnë në stadium për herë të parë në 4 dekada, por kjo vetëm për ndeshjen që kjo kombëtare do të luajë në 10 tetor ndaj Kamboxhas.

Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në botëror nëse nuk ndryshon politikën. FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e femrave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta.

FIFA e dha urdhrin e saj ndaj Iranit pas vdekjes së tifozes iraniane e mbiquajtur ‘Vajza Blu’ e cila i vuri flakën vetes nga frika e dënimit me burg pasi hyri në stadium e veshur si burrë për të ndjekur skuadrën e saj të zemrës Estegal.

Për gazetaren Sportive Raha Purbakhsh, entuziazmi te femrat iraniane për këtë eveniment është shumë i madh.

“Emocionet dhe entuziazmi i femrave iraniane për këtë eveniment është i madh, teksa ato janë duke u përgatitur për të shkuar në stadium duke menduar për sloganët, apo çfarë do të veshin.

Nuk po ndodh vetëm në Teheran, por edhe në qytete të tjera si Ahvaz dhe Shiraz ku ato po përgatiten që të jenë këtu për ndeshjen. Për fat të keq, janë vetëm 4000 bileta në dispozicion të tyre dhe janë të shumta ato që do të ndjekin sfidën pas portës së stadiumit”, ka thënë Purbakhsh.

Ndeshja mes Iranit dhe Kamboxhias do të luhet ditën e enjte dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel