Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka folur për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe në vend të dytë u rendit partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike.

Në konferencën e përbashkët me homologun austriak, Cakaj tha se zgjedhjet e 6 tetorit ishin shembull për të gjithë rajonin dhe se elektorati kosovar tregoi pjekuri dhe përgjegjshmëri. Ai theksoi se Qeveria e Shqipërisë po pret të fillojë bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës.

“Ajo çka ka ndodhur në Kosovë meriton dy komente elementare: Kosova i ka dhënë shembull rajonit se si organizohen zgjedhjet dhe se me çfarë standardi të lartë ndodh edhe ndryshimi i pushtetit. E dyta, Kosova ka dëshmuar se ka një elektorat të pjekur dhe të përgjegjshëm, e unë mbi këto komente nënvizoj se mezi po presim që të fillojmë bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës, për të thelluar bashkëpunimin”, tha Cakaj.

I pyetur mbi komentet e bëra nga Josep Borrell, kandidat për Përfaqësues të Lartë të BE-së, se Kosova nuk mund të jetë shtet deri sa të njihet nga shtete si Rusia, Kina apo India, Cakaj theksoi: “E njohën apo jo disa shtete, kjo nuk është çështja jonë sepse Kosova është realitet objektiv, pavarësisa e saj është e pakthyeshme dhe natyrisht integrimi i dy vendeve është i paalternativ”.

Për këtë çështje foli edhe Alexander Schallenberg, ministër i Jashtëm i Austrisë, i cili tha: “Kosova është realitet. Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë, shumica e vendeve të OKB-së e kanë njohur pavarësinë. Megjithatë, BE ka mundur të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

  Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA