U arrestua sot si “person me rrezikshmëri të lartë”, si u lirua para kohe Gentian Balla nga Gjykata e Lartë

08/10/2019 14:12

Gentian Balla, i dënuar me 15 vite burg për vrasje, u arrestua sot nga Policia e Shijakut. Arrestimi i tij nuk u krye për shkak të vrasjes së ndodhur në vitin 1997, por sepse mbante me vete një armë zjarri.

Në njoftimin e policisë, Balla klasifikohet si “person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit”. Por pavarësisht se autoritetet policore theksojnë këtë rrezikshmëri të Ballës, ai sërish ka arritur të përfitojë nga sistemi gjyqësor shqiptar.

Në mars të 2014-ës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi që Gentian Balla të lirohej me kusht, në një kohë kur kishte vuajtur 2/3 e dënimit. Kolegji la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit të Durrësit, ndonëse Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë kishte refuzuar lirimin me kusht të Ballës.

Në rekursin e Gjykatës së Kavajës theksohej ndër të tjera se “i dënuari nuk plotëson dhe kushtin që ka të bëj me sjelljen e tij në burg.” Gjykata e Kavajës theksonte gjithashtu se “Gjykata e Apelit duhet të kishte mbajtur në vlerësim edhe veprën penale për të cilën është dënuar kërkuesi, e cila është me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.

Por pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca, mori vendimin për ta liruar Ballën.

  I dënuar me 15 vite burg për vrasje, kapet 40-vjeçari i rrezikshëm në Shijak (emri)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA