Steven Spielberg ka prezantuar serinë e re dokumentare të tij, Përse ne urrejmë, që flet për origjinën dhe shkaqet e urrejtjes në shoqëri.
Bashkëproducenti i tij, Alex Gibney, thotë se politikanët kanë një përgjegjësi të madhe në kuptimin e asaj që thonë dhe mënyrës se si inkurajojnë urrejtjen nga lart, poshtë.
“Unë mendoj se politikanët kanë një përgjegjësi të madhe për atë që thonë dhe mënyrën se si e thonë”,shprehet Alex Gibney.
Urrejtja, sipas bashkëproducentit, është një problem njerëzor me të cilin duhet të përballemi nga rrënjët. Dhe duke i kushtuar shumë vëmendje psh presidentit Trump, nuk po bëjmë atë që duhet. Kjo thotë Gibney, ka të bëjë me ne, me të gjithë ne.
Përse ne urrejmë, përbëhet nga gjashtë seri, që sjellin një eksplorim të gjendjes njerëzore të urrejtjes dhe mënyrave se si mund të kapërcehet urrejtja.Filmi drejtohet nga Geeta Gandbhir dhe Sam Pollard, dhe si producentë janë Steven Spielberg dhe Alex Gibney. Ai do të transmetohet nga Discovery Channel më 13 tetor.
Top Channel