Ditën e diel Kosova votoi për të zgjedhur kryeministrin e ri, ku partia fituese u shpall Lëvizja Vetëvendosja me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Edhe pse zgjedhjet u cilësuan si ndër më të mirat të zhvilluara ndonjëherë, ka pasur edhe parregullsi.

Partia Demokratike e Kosovës madje ka edhe fakte, ku ka bërë edhe ankimim për këtë gjë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë në konsideratë ankesën e bërë nga PDK, dhe është shprehur se kjo ankesë do të shqyrtohet pas shpalljes përfundimtare të rezultateve.

PDK pretendon se si pasojë e këtij gabimi ata janë dëmtuar në rreth 2500 vendvotime dhe rreth 165 mijë vota të këtij subjekti politik kanë kaluar tek Partia e Ashkalive për Integrim (PAL).

Nëse shikoni me vëmendje tek formulari, Partia Liberale Egjiptiane nuk ka kolonë ku mund të vendosen votat dhe vazhdon tek subjekti numër 2.

Pikërisht kjo është ajo çfarë PDK pretendon duke u shprehur se në këtë formular ata kanë 0 vota dhe normalisht duhej që të kishin 55 dhe jo 0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA