Çmimet Nobel për letërsinë, janë ata që gjithnjë priten me shumë padurim por edhe me shumë polemika e debate.

Kritikja letrare, Madelaine Levy, parashikon, që laureatët e çmimit Nobel të këtij viti, do të jenë zgjedhje të sigurta, pasi akademia suedeze, që përzgjedh fituesit, po e merr veten pas episodit të vitit të shkuar, kur çmimi i letërsisë u shty për një vit, në mënyrë që të mund të trajtohej skandali i ngacmimeve seksuale që tronditi institucionin e adhuruar.

“Unë mendoj që reputacioni i akademisë është dëmtuar. Sigurisht, një numër njerëzish në ditët e sotme, e lidhin akademinë dhe vetë çmimin Nobel; me lëvizjen MeToo, me hierarkinë patriarkale, me abuzimet seksuale. Pra, dukshëm reputacioni është dëmtuar”, ka thënë Madelaine Levy.

Por, sipas Levy-t, komiteti i Nobelit ka pesë pjesëtarë të jashtëm, pjesëtarë të tjerë të pavarur, që po ashtu thonë fjalën e tyre në caktimin e çmimit. Dhe sipas saj, zgjedhjet e këtij viti do të jenë të sigurta. Jo vetëm përsa i takon cilësisë së letërsisë, por edhe përmbajtjes së saj.

“Unë mendoj se ka një rrezik të madh që laureatët të përfliten shumë nga mediat. Ato do të hulumtojnë jetët e tyre personale, punën e tyre. Ne do të duam të kërkojmë në çdo rresht për ndonjë rrëshqitje të vogël dhe sigurisht, kjo është për të ardhur keq pasi letërsia në fund të fundit, është letërsi”, ka shtuar Levy.

Sipas kritikes letrare, mund të shohim këtë vit, një laureate femër të Nobelit për letërsinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA