Tre shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel në fizikë, për 2019, për zbulimet e tyre të rëndësishme mbi universin.

James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz u shpallën fituesit e këtij viti në një ceremoni të mbajtur në Stokholm.

Ata morën çmimin së bashku për punën e bërë në evolucionin e universit dhe zbulimin e një planeti të largët të ngjashëm me diellin, në 1995. Ata do të ndajnë një çmim në para prej 9 milionë kronorësh suedezë ose 900,000 dollarësh amerikanë.

James Peebles, nga universiteti Princeton në Nju Xhersi, u vlerësua për kontributin e tij në kuptimin e evolucionit të universit dhe vendit të tokës në kozmos. Ndërsa Michel Mayor dhe Didier Queloz u vlerësuan për zbulimin e 51 pegasi b, një gjigant gazi që rrotullohet rreth një ylli 50 vite dritë larg. Të hënën, Komiteti i Nobelit akordoi Çmimin për Mjekësinë, ndërsa këtë javë do të ndahet edhe Nobeli për Kimi, Paqe dhe Letërsi.

Në fushën e letërsisë do të ndahen dy çmime, për këtë vit dhe vitin e kaluar. Më 2018, Nobeli për Letërsi nuk është ndarë për shkak të një skandali seksual që ka përfshirë Akademinë suedeze të Shkencave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA