Nëna-djall para se të mbyste 2 djemtë: Vrasja është si patatet e skuqura; s’ndalesh vetëm me 1

08/10/2019 18:37

“Vrasja është porsi patatet e skuqura; nuk mund të ndalesh vetëm me një”, kjo ishte ajo çfarë shkroi në një postim në Facebook, 35-vjeçarja Sarah Barrass përpara se të vriste dy djemtë e saj adoleshentë dhe të planifikonte vdekjen e katër të tjerëve.

Gruaja, e cilësuar si nëna-djall citoi një shprehje të shkrimtarit amerikan të horrorit, Stephen King.

Postimi u bë korrikun e vitit të shkuar dhe 10 muaj më vonë, nëna mbyti dy djemtë e saj, Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç me ndihmën e një anëtari të familjes, 37-vjeçarit Brandon Machin.

Viktimat ndërruan jetë me 12 minuta distancë nga njëri- tjetri.

Sarah dhe Machin janë deklaruar fajtorë për vrasjen e gjashtë fëmijëve të Barrass-it, përfshirë dy të lartpërmendurit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA