Ylli amerikan i reality TV, Kim Kardashian, ka pagëzuar fëmijët e saj gjatë një vizite në vendin e origjinës së saj, Armeni.

Kardashian kishte veshur një fustan të ngushtë bezhë dhe u ndal për të bërë foto me fansat lokalë. Pagëzimi u mbajt në Holy Echmiadzin, katedralja më e madhe e vendit kaukaz.

Kourtny Kardashian, ka qenë në krah të saj ndërkohë që ka munguar reperi Kanye West. Vizita është e para në vend që nga 2015.

Paraardhësit Armenianë të Kardashian, nga ana e të atit, kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Kim, nuk humbet rastin ta përmendë apo vizitojë vendin e origjinës. Armenia ka qenë vendi i parë në botë që ka pranuar krishtërimin si një besim zyrtar fetar, në shekullin e katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA