
Dy të mitur të moshës 6 dhe 15 vjeç janë aksidentuar nga një automjet në kamëz.
Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel