Brenda 26 tetorit të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit dhe që njëkohësisht janë të regjistruar në sistemin e TVSH-së duhet të hapin llogari bankare me detyrim.

Aktualisht këtë detyrim e kanë bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit, ndërkohë masa e re përfshin të gjitha profesionet e lira.

Të detyruar për të hapur llogari bankare do të jenë edhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në tatime, ndërkohë sipas ministrisë së financave, përmes rritjes së numrit të bizneseve me llogari bankare synohet të luftohet informaliteti dhe ulja e keshit në ekonomi.

Moshapja e llogarisë bankare ka dhe penalitete. Për bizneset me xhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë në vit do të jetë 25 mijë lekë. Për ato me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit gjobat do të jenë 50 mijë lekë, ndërsa për organizatat jofitimprurëse 37 mijë e 500 lekë.

Përjashtim nga hapja me detyrim e llogarisë bankare bëjnë bizneset, personat fizike të paregjistruar në TVSH dhe shitësit ambulantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA