Grupe të aktivistëve klimatikë zaptuan dy nga sheshet më të famshme të Londrës, pasi policia arrestoi më shumë se 300 persona dje dhe rihapi dy ura që u bllokuan të hënën.

Persona nga lëvizjet ”Extinction Rebellion”, ”Global Justice Rebellion” dhe grupe të tjera bllokuan përsëri sheshin ”Trafalgar” dhe sheshin e Parlamentit.Policia Metropolitane deklaroi se kishte arrestuar 319 protestues nga mesnata e së hënës.

“Oficerët e policisë u shpërndanë gjatë natës në qendër të Londrës. Vazhdon të ketë një plan 24-orësh”, deklaroi policia.

“Qeveria pret që policia të përdorë forcën e plotë të ligjit dhe të marrë një qëndrim të fortë kundër protestuesve të cilët shqetësojnë të tjerët”, deklaroi një zyrtar nga Downing Street.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA