SHBA ka përfshirë në listën e zezë 28 entitete kineze që sipas saj janë të implikuara në shkelje të të drejtave dhe abuzime me ujgurët dhe minoritetet e tjera kryesisht myslimane në rajonin e Xinjangut.

SHBA nuk mund dhe nuk do të tolerojë shtypjen brutale të minoriteteve etnike në kinë – tha sekretari amerikan i tregtisë Wuilbur Ross, duke njoftuar vendimin, që ndalon entitetet në listë të blejnë produkte amerikane.

Mes firmave të përfshira në listë është kompania e mbikëqyrjes, Hikvision, si edhe kompani të inteligjencës artificiale Megvii Technology dhe SenseTime.

Mes të tjerash, në listë përfshihen 18 byro publike të sigurisë në Xinjang, një kolegj policie dhe tetë biznese. Më herët, Washingtoni kishte ndaluar gjigantin teknologjik Huawei dhe kompani të tjera kineze të përfitonin nga kontratat qeveritare.

Lëvizja vjen në mesin e tensioneve të shtuara mes SHBA dhe Kinës, veçanërisht në lidhje me politikat tregtare dhe veprimet e Pekinit në rajonin perëndimor të Xinjangut.

Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë angazhuar në një luftë tregtare, pasi i kanë vendosur njëra tjetrës tarifa ndëshkuese prej qindra milionë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA