Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për Ndini Tavanin prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe kandidat për SPAK.
Hetimi po zhvillohet për të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë figurën dhe aftësitë profesionale.
Relatorja Brunilda Bekteshi tha: Detyrën e ka nisur në vitin 2006-2007 në Durrës dhe më pas në Lushnjë dhe më pas nga 2008-2012 në Vlorë dhe nga ky vit në Tiranë.
ILDKPKI- në raport ka konkluduar se ka kryer deklarim të saktë nuk ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
KPK ka kryer një hetim më të thelluar në lidhje me pasuritë e subjektit.
Relatorja Bekteshi: Pasuri ka apartament në Tiranë 4 milion e 500 mijë lekë, në vitin 2015, burim paga e tij dhe bashkëshortes dhe të ardhura nga avokatia, shuma tjetër do paguhet kur të bëhet kontrata. KPK vërtetësi e deklarimit në deklaratën vetting dhe shlyerjen nga hetimi Administrativ, rezultoi se deklarimet përputhen.
Kompania e ndërtimit i ka konfirmuar komisionit të gjithë këto të dhëna, subjekti ka shlyer shumën 3 milion lekë.
Burimi i ligjshëm për këtë pasuri 2.5 milion lekët i ka pasur para se të ishte prokuror.
2003 357 mijë lekë
2004 1.2 milion lekë
Subjekti depozitoi formularë për pagesën e tatimtaksave, me drejtorin rajonale tatimore Berat, kishte mungese dokumentacioni për librat faktik. Por komisioni i kërkoi një mendim drejtorisë së tatim taksave dhe konfirmoi se totali i deklaruar ishte 2 milion lekë. Komisioni administroi dokumentacionin pasi subjekti duhet të paguante një kuotë fikse si dhe tatim për xhiron 4%.
Në vlerësim të situatës komisioni vlerësoi mundësinë e krijimit e të ardhurave në fashën 80% në vitin 2016 subjekti nuk kishte mundësi të paguante këstin e aparatmentit dhe subjekti nuk bënte dot makinën dhe të bënte pushime.
Të ardhura nga avokatia, komisionit i rezultuan 1.3 milion lekë.
Subjekti në prapësim ka sqaruar 3 burime për krijimin e këtyre pasurive. Nuk ka koherencë nga drejtoritë e drejtorive tatimore. Si asistent avokat dhe më pas si avokat. Komisioni po vlerëson dokumentacionin e administruar, në deklaratën vetting subjekti kishte deklaruar se këto të ardhura janë krijuar në kohën kur ishte avokat. Kur ka bërë deklarimin në vitin 2006 ai ka përfshirë në të ardhurat e tij edhe të ardhurat nga shkolla e magjistraturës.
Autotomjet citroen në vitin 2016 në vlerën 900 mijë lekë, këtë automjet ja ka blerë nënës së tij me transaksion bankare, për mënyrën e krijimit nuk konstaton komisioni probleme. Për burimin e krijimit komisioni konstaton se subjekti nuk kishte mundësi ta blinte.
Kjo pamundësi financiare sipas komisionit nga analiza financiare është negative.
Automjet benz i blerë në 2009, 7 mijë euro e ka shitur në 2016 për 100 mijë lekë. Komisioni po vlerëson deklarimet e tij periodike. Subjekti ka deklaruar llogari page dhe atë të bashkeshortes dhe ka rezultuar se këto deklarime përputhen. Nuk ka problematikë.
Komisioni gjatë hetimit administrativ ka konstatuar se subjekti kishte deklaruar apartament 60 m 2 në Tiraën e pa hipotekuar, para fillimit të detyrës në vitin 2006. Në pronësi të prindërve me pjesë takse 1/3.
Top Channel