Për të vazhduar të lëkundet në ëndrrën e bukur të finaleve të Europianit të futbollit, Kosovës i duhet të fitojë me Malin e Zi.

Në përballjen e javës së ardhshme në Prishtinë, ekipi i trajnerit Shaland do të impenjohet në derbin ballkanas, me fqinjët që kanë provuar të largojnë presionin.

“Trajneri i Malit të Zi ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili dhe se ekipi i tij është pa shanse. Është një mënyrë se si të përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë. Duam të fitojmë ndaj tyre për të vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku atëherë nuk kemi shanse. Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, sfida me Anglinë do të jetë një miqësore. Të mos mendojmë për ndeshjet e nëntorit. Të fokusohemi vetëm këtu”, u shpreh Bernard Challandes.

Kosova ka shanse të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian në herën e parë që merr pjesë, pasi ndodhet e treta në grup, vetëm 1 pikë pas biletës së fundit drejt finaleve. Ekipi i Shaland impenjohet fillimisht në një miqësore me një skuadër modeste si Gjibraltari, e më pas do të luajë me Malin e Zi në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA