Qëndrimi në opozitë Lëvizjes Vetëvendosje i ka ardhur fundi. Me një diference prej pak votash nga Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosje arriti të del e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Afër 200 mijë qytetarë kanë votuar për kryeministër, Albin Kurti, ndërsa për Vjosa Osmanin nga LDK-ja rreth 190 mijë. Por, këto vota nuk i mjaftojnë Kurtit për ta bërë Qeverinë e vetme, andaj gjatë së hënës ai pritet të zhvillojë takimet për arritjen e një marrëveshjeje me znj. Osmani.

Këto zgjedhje, pas shumë vjetësh qeverisje, quan PDK-në dikur të Hashim Thaçit e sot të Kadri Veselit në opozitë.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë rreth 12 për qind, ndërsa Nisma-AKR-PD rreth 4 për qind.

Lista Serbe ka fituar përball koalicionit “Liria” me një numër votash shumë herë më të madh. E procesi zgjedhor edhe realizuar me një numër të vogël incidentesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA