Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

Njoftimi

Ushtron dhunë fizike ndaj babait, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA